Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të punës që po bëhet tek Kryeministria për pastrimin e mureve nga boja e hedhur gjatë protestës së djeshme të opozitës.
Rama, e ka komentuar këtë moment me një postim në rrjetet sociale, teksa nuk ka lënë pas ironinë për opozitën, që me veprimet e saj, që ai i quan “klithma”, del edhe më në pahh fitorja e mazhorancës.
“Ata klidh e ne fito”, shkruan kreu i qeverisë duke i drejtuar dhe një grusht simbolik opozitës.
“Ata prish e ne ndreq, ata ndot e ne pastro, ata klith e ne fito👊”, shkruan Rama në Instagram.
g.kosovari