Pas protestës së opozitës, policia ka nisur edhe shoqërimet në komisariat.
Deri tani është raportuar se janë shoqëruar mbi 20 protestues.
Ndërkohë ish-deputetë të PD kanë shkuar në komisariat dhe kërkojnë lirimin e tyre. Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë kanë shkuar Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.
Ish-deputetët kanë kërkuar një takim me përfaqësues të policisë, por i është thënë se protestuesit janë shoqëruar nëpër komisariate dhe më pas do të sillen në drejtori.
Shoqërimi i protestuesve është bërë pasi dyshohet se kanë kryer veprime të paligjshme kundrejt forcave të policisë.
g.kosovari