Pasi këngët e tij po përdorën në protestat e ndryshme në Shqipëri dhe në Kosovë, ka reaguar këngëtari i grupit rock, “Troja”, Bujar Berisha ka reaguar me anë të një statusi në Facebook.
Vokalisti i grupit “Troja” ka theksuar në statusin e tij, se partitë politike në Shqipëri dhe Kosovë kur janë në opozitë përdorin këngët e këtij grupi, ndërkohë që kur marrin pushtetin festojnë me Çiljetën dhe me Medën.
Ai thekson se asnjë forcë politike nuk merr leje për përdorimin e këngët, të cilët i cilëson si pronë.
“Dy fjale për demagogjinë e partive politike Shqiptarë (Kosove Shqipëri)!
Kur janë ne opozite përdorin këngët e grupit Troja ne protesta kundër qeverise, e kur e marrin pushtetin, festojnë me Qiljeten e me Meden…
Paramendo çfarë reforma mund te beje dikush qe e përdore pronën e dikujt pa e pyete ( e vjedh djersen e tjetrit) ne te njëjtën kohe qe akuzon tjetrin për hajni?”, thekson këngëtari.
Në protestën e PD-së janë vënë si kolonë zanore, këngët “Mbretëresha Kohë”, “Demokraci” dhe “Vendi im”, të cilat janë disa nga hitet e grupit Troja.