Pas arrestimit të tij, Julian Assange synon të kundërshtojë përmes të gjitha mënyrave të mundshme kërkesën për ekstradim të paraqitur nga SHBA-të, në Britaninë e Madhe. Ekstradimi përfaqëson një precedent të rrezikshëm, nënvizon Jennifer Robinson, një nga avokatët e themeluesit të Wikileaks.
Nënkupton, sqaron ai, hapjen e portës për gjueti të çdo gazetari që ka publikuar informacione të vërteta dhe të verifikueshme në SHBA.
Gazetari ka jetuar për të paktën 7 vite në ambasadën e vendit të Amerikës Latine, ku edhe u arrestua pak ditë më parë.
GRobinson vizitoi Assange në dhomën e sigurisë në stacionin e policisë, ku u burgos pas arrestimit të tij dhe mori mesazhin e mirënjohjes ndaj shumë mbrojtësve dhe mbështetësve të të drejtave të njeriut që u mobilizuan në favor të tij në mbarë botën .
47-vjeçari themelues i Wikileaks nuk është befasuar apo tronditur nga ajo që kishte ndodhur: “I kisha thënë që do përfundonte në këtë mënyrë”, u shpreh më tej avokati. (BW)