Zbardhet ngjarja e ndodhur në fshatin Gribë të Gramshit, ku një shtetas u plagos me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Policia ben me dije se ka identifikuar dhe shpallur ne kerkim autorin e dyshuar, shtetasin me inicialet S.V.
“Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit”- njofton policia.
Njoftimi i policise
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Gramsh, në bashkëpunim me Specialistët e Hetimit të Krimit ndaj Personit, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorit të dyshuar S.V, ku vijon puna për kapjen e tij.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në fshatin Gribë, Gramsh , për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin T.V., 54 vjeç dhe është larguar, ku forcat e Policisë po punojnë për kapjen e tij si dhe për gjetjen e sekuestrimin e armës së zjarrit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, dhe po punohet për kapjen e shtetasit S.V., për veprat penale ” Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve , armëve shpërthyese dhe municionit”.