Një shkollë fillore publike në Barcelonë të Spanjës, “Táber”, ka vënë në shënjestër përralla si “Kësulëkuqja” dhe “Bukuroshja e fjetur”, pasi i konsideron seksiste.
200 vëllime u tërhoqën nga raftet e bibliotekës, ose thënë ndryshe rreth 30% e librave të pranishëm.
Kjo pasi nga një analizë e thelluar e shoqatës “Espacio y Oci” dhe komisioni i shkollës i përbërë nga mësues dhe prindër, këta libra u cilësuan “helmues”, pasi përmbajnë “modele seksiste”.
Komisioni shpjegoi se 60% e titujve të analizuar përmbanin sterotipe të tilla, por duke qenë se nuk mund të boshatisej gjithë biblioteka, u hoqën më të dëmshmit.
Rezultoi se shpesh protagonisti mashkull është një hero kurajoz i cili shpëton princeshën apo subjektin e seksit femër, e cila është e pambrojtur, shkruan noa.al.
Megjithatë ku vendim ngjalli jo pak polemika, ndërkohë që shkolla të tjera kanë nisur të mendojnë që të ndjekur shembullin e “Táber”.
/a.rada