Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në afërsi të fshatin Leskaj në Këlcyrë.
Nga raportimet e para mësohet se një makinë ka dalë nga rruga duke rënë nga 8 metra lartësi, ndërsa njoftohet se ka disa të plagosur.
Nga informacionet paraprake thuhet se drejt vendit të ngjarjes janë nisur dy ambulanca ndërsa po ashtu edhe një helikopter, i cili pritet të transportojë shoferin, pasi ndodhet në gjendje kritike për jetën.
I plagosuri është identifikuar si Latif Xhako 62 vjeç, e ndërsa nuk dihet ende identiteti i dy të plagosurve të tjerë.
Ndërkohë, është nisur drejt Tiranës edhe një 81-vjeçar pasi duke drejtuar një motor është rrëzuar dhe ka marrë dëmtime të rënda në kokë.
g.kosovari