Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka paralajmeruar sot 21 institucionet e pavarura kushtetuese dhe ato të krijuara me ligj, të cilat raportojnë në Kuvendin e Shqipërisë, se do te merren masa, nese nuk do te kene rezultate ne punen per te cilen jane ngarkuar.
Duke marre ne analize raportimet e bera ndaj Kuvendit per secilin prej institucineve, Ruci nuk i ka kursyer krirtikat, teksa ka paralajmeruar “te mos sillen me papegjergjeshmeri”.
Ruçi paraljmëroi 21 institucionet e pavarura që raportojnë në Kuvend se nëse nuk do të kenë rezultate në punën e tyre, ai do të firmosë shkarkimin e tyre.
“Përmbushja e objektivave dhe standarteve për çeljen e negociatave nuk është detyrë vetëm e Qeverisë dhe e Kuvendit, por e të gjithë institucioneve. Institucionet duhet të ndjekin në dinamikë e me përgjegjshmëri fatin e rekomandimeve që bëjnë dhe jo të sillen me papërgjegjshmëri të tipit “Më qani pak burrin se unë po shkoj në dasëm!”- ka thene Ruci.
Deklarata eshte bere gjate takimit ku merrnin pjese edhe Ambasadori i Bashkimit Europian z.Luigi Soreca, Ambasadori i OSBE-së z.Bernard Bochardt dhe përfaqësuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, znj.Jutta Gutzkow.
Tema e mbledhjes ishte përmbushja e rekomandimeve të Rezolutave të Kuvendit, statusi i zbatimit të rekomandimeve të Institucioneve të Pavarura adresuar Qeverisë dhe problematika të konstatuara nga Shërbimi i Monitorimit të Kuvendit, gjatë vitit 2018.
g.kosovari