Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në burgun famëkeq të Trikalasë në Greqi ku një 55-vjeçar shqiptarë ka vrarë me thikë një të burgosur grek.
Një 55-vjeçar shqiptar, i paraburgosur në burgun e Trikalas, me një dënim tetë muaj për hyrje të paligjshme në vend dhe që shume shpejt do të lirohej ka sulmuar dhe vrarë një 66-vjeçar, shtetas grek.
Sipas të dhënave, në qelinë speciale të pritjes për të sapombërriturit, ku ndodheshin bashkë dy të burgosurit prej një jave situata është tensionuar shumë, e në mungesën e rojeve të burgut, 55-vjeçari i mbajtur për hyrje të paligjshme në vend ka qëlluar për vdekje me thikë të sajuar 66-vjeçarin e dënuar për trafik droge, gjithashtu edhe përdorues.
“Ta Nea” raporton se të dy të dënuarit do të liroheshin për pak ditë,. Ndërsa mbaheshin në një qeli, nën një mbikëqyrje të posaçme.
Një inspektim i jashtëzakonshëm nga Prokurori i Trikalas ka nisur ndërsa nuk dihen arsyet e ngjarjes së rëndë.
g.kosovari