Ish-deputeti i PD-se, Ervin Salianji ka rithkesuar se procesi ndaj tij për çështjen “Xhafaj” në Gjykatën Penale të Tiranës eshte i sajuar dhe i montuar. Duke folur teksa ka dale nga gjykata, Salianji ka deklaruar se jo vetem nuk do te ndalet ne denoncime, por ka paralajmeruar se “do te kemi surpriza te tjera”.
“Më akuzojnë si organizator dhe se kam dashur të dëmtoj ish-ministrin Xhafaj dhe prokurorinë. Shpresoj të vijë një ditë që forca e ligjit të jetë sa është ajo e krimit sot. Ngjitur me prokurorin për garanci, ishin avokatët mbrojtës të tij”- ka thene ai.
Sipas tij, gjithe procesi eshte i montuar.
“Eshte nje proces i montuar, qytetarët e kanë dëgjuar me provat e prokurorisë. I kërkova të marrin nën arrest Alfred Nushin dhe Andon Markon. Prokuroria nuk kishte as përgjigje për rastin. Sot duheshin marrë të pandehur që nga dy drejtuesit e parë të policisë, një deputet i PS dhe prokurorët e krimeve të rënda, që dalin dhe me përgjime, do kemi surpriza të tjera, në tre muaj përgjime, në cdo skutë prokuroria nuk ka gjetur një kontakt timin me Alizotion, por të deputetëve të PS”- tha ai.
Sipas tij, “nuk ka vepër penale, prokuroria duhet të provojë fajësinë time, të mos kalojë fare në seancë, se nuk ka asnjë provë, vetëm indicie, telefonata apo thirrje hyrëse që më ka bërë mua Albert Veliu, njohur si Babalja”.