Një banesë në fshatin Sopik ka rënë pre e grabitjes, ku bëhet fjalë për një shumë rreth 2 milionë e 60 mijë lekë vjetra të vjedhura. Sipas dëshmisë së kryefamiljarit, Spiro Jorga, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, në kohën kur në shtëpi nuk ka pasur asnjë prej familjarëve. Ai është shprehur se e ka konstatuar vjedhjen rreth orës 21:00, pasi janë kthyer në shtëpi dhe kanë parë dhomat dhe orenditë të kthyera përmbys. Menjëherë ai ka shkuar te vendi ku kishte të fshehura një shumë prej 2 milionë e 60 mijë lekë të vjetra dhe ka konstatuar se paratë ishin vjedhur.
Më pas ka lajmëruar policinë, nga e cila morën përgjigje se policia nuk mund të shkonte në ato çaste, por në mëngjes. Dyshimet e familjarëve, të cilat ia kanë përcjellë edhe policisë, janë se vjedhja është kryer nga ndonjë banor i fshatit, i cili ka parë largimin e familjarëve nga shtëpia dhe ka hyrë për të realizuar vjedhjen.
/a.meta