Presidenti i Ekuadorit, Lenin Moreno akuzoi Assangen për sjellje agresive dhe jo të denjë, ndërsa në të njëjtën deklaratë njoftoi që shtetësia iu refuzua.
Ndërkohë ka reaguar edhe ish-presidenti i Ekuadorit, Rafaela Correa, i cili i ofroi Assange azil. Ai tha se vendimi për refuzim të shtetësisë nga presidenti i tanishëm është tradhti ndaj Ekuadorit.
Ndërsa Ministrja e Brendshme, Maria Paula Romo i reagoi ish-presidentit duke i thënë se ai e kishte toleruar tej mase Assangein.
“Gjatë kohës suaj, ju keni toleruar shumë veprime jo të mira të Assange, ai ka bërë vrima në murin e ambasadës dhe ju nuk keni reaguar për kësi lloj sjelljesh”, tha ministrja e brendshme Paula Romo. Assange sot u arrestua pas 7 vitesh qëndrimi në ambasadën ekuadoriane në Britani të Madhe.
/a.meta