Edhe pse Bajerni iu rikthye rezultateve pozitive në kampionat, tensionin në kampin bavarez duket i pashmangshëm. Mediat gjermane raportojnë se paraditen e sotme dy futbollistët Robert Levandovski dhe Kingsli Koman janë përplasur me njëri-tjetrin.
Sipas “Bild”, polaku ka kritikuar francezin. Edhe ky i fundit nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet, teksa situata ka agravuar në përplasje fizike. Levandovski dhe Koman nuk i kanë kursyer grushtet mes tyre. Për të qetësuar situatën kanë ndëhyrë mbrojtësit Shyle dhe Boateng. Një ngjarje e pazakontë, që nuk i ka hije një klubi të madh si Bajerni i Mynihut.
/a.meta