Ish-deputeti i PD Besnik Mustafaj komenton se nxjerrja e ushtrisë në aeroport është antikushtetuese. Ai tha se ministrja Xhaçka, me këtë veprim ka shkuar përtej të drejtës kushtetuese. Mustafaj tha se nxjerrja e ushtrisë në aeroport është një manovër e qeverisë së Ramës për të hequr vëmendjen nga grabitja e 10 milionë eurove.
“Nxjerrja e trupave ushtarake për t’u përdorur në shërbime civile bëhet me ligj të veçantë. Tentativa e Ramës për të thënë se ushtria nxirret në raste të veçanta edhe në Francë, është një manipulim i pastër, pasi atje nxirret në raste të terrorizmit dhe dalin me ligj të veçantë.
Ministrja ka shkuar përtej të drejtës kushtetuese dhe sigurisht ka vepruar me urdhër të Ramës. Kjo është manovër e qeverisë së Ramës për të larguar vëmendjen nga grabitja e 10 milionë eurove. Kemi të bëjmë me një keqpërdorim të pastër të ushtrisë”, tha Mustafaj.
Besnik Mustafaj u shpreh se koncesionari po ashtu ka fajet e veta për mospërmbushje të detyrave që kishte.
/a.meta