Një ditë pas ngjarjes në Shkodër, me pasojë vdekjen e dy grave, policia ka arrestuar shkaktarin e këtij aksidenti.
Në pranga ka rënë Jak Përjaku, 28-vjeç. Nga hetimet e deri më tanishme, ka rezultuar se Përjaku po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara dhe ka goditur në pjesën e prapme automjetin tip Audi, ku dhe po udhëtonin dy viktimat.
Goditja ka rezultuar fatale për Luljeta Zefi dhe Diana Mjeshtri të cilët humbën jetën e ndërsa 5 persona të tjerë, mes tyre edhe Përjaku mbetën të plagosur.
g.kosovari