Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka mbrojti sigurimin me polici ushtarake të aeroportit.
“Është praktikë që është bërë në shumë vende të tjera. Ky nuk është precedent i padëgjuar ndonjëherë por i përsëritur që na detyron të marrim përsipër për të garantuar sigurinë e qytetarëve, në radhë të parë.
Pothuajse gjysma e infrastrukturës është ushtarake dhe jemi të detyruar të garantojmë perimetrin e sigurisë së aeroportit dhe policia ushtarake e ka për detyrë. Do i japim përgjigje të gjithëve atyre që mesaduket nuk e njohin ligjin
Nuk ka pse të njoftohej presidenti. Nuk po shkojmë në luftë, nuk ka cënim të sigurisë kombëtare”, tha ministrja.
g.kosovari