Kandidatja e PD Fatjona Dhimitri dorëzoi sot (11 prill) formularin e dekriminalizmit në KQZ për marrjen e mandatit të deputetit.
Dhimitri është kandidate e Partisë Demokratike në qarkun e Gjirokastrës.
Fillimisht KQZ do vendosë nëse Dhimitri do marrë mandatin e më pas pritet të betohet në seancën e ardhshme parlamentare.
Tre deputetë të rinj nga radhët e opozitës u betuan sot në Parlament.
Ata vijnë nga listat shumëemërore të Partisë Demokratike, Korba Lita në qarkun e Tiranës, Arlind Çaçani në Korçë dhe Halil Jakimi në Dibër.
Ndërkohë një ditë më parë dorëzoi formularin edhe një kandidat tjetër nga PD, Andi Përmeti nga listat e qarkut të Korçës, si edhe një kandidat nga lista e LSI në qarkun e Beratit, Eugen Bojaxhiu.
Numri i deputetëve aktualisht në Kuvend ka shkuar në 103.
/a.rada