Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se në mbledhje janë diskutuar masat kundër ndërtimit të shkollës.
Nga mbledhja dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço është shprehur se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama.
“Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve.
Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën. Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.”- mësohet të jetë shprehur dekani Meço.
/a.r