Më 13 prill (të shtunën) opozita joparlamentare proteston kundër qeverisë. Një protestë që ndryshe nga tetë të tjerat do të nisë mbasdite në orën 18:00 dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë plan për të qëndruar edhe gjatë natës para kryeministrisë.
Një protesë simbolike po mbahet edhe sot, e cila i është lënë në dorë të rinjve të Forumeve Rinore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Më herët liderët e opozitës kishin deklaruar se sa herë të ketë seancë do të mbahen protesta kundër qeverisë dhe parlamentit që sipas PD-së, LSI-së dhe aleatëve, është legjitim. Vendin e opozitës në Kuvend e zunë deputetë nga listat e kandidatëve vijues në zgjedhjet parlamentare të PD-së dhe LSI-së.
Protesta e sotme pritet të lihet në dorë të të rinjve pa praninën e liderëve politikë, të cilët mesa duket po mbledhin energjitë për protestën e 13 prillit.
/a.rada