Presidentit rus, Vladimir Putin i është krijuar edhe një tjetër varr, në qytetin e dytë më të madh në Rusi, Shën Petersburg, i cili njëherësh është vendi ku ka lindur presidenti rus.
Një grup i ashtuquajtur, Pyatnistsa (e premtë), ka postuar në rrjetin social, Telegram një fotografi, duke u tallur me varrin e Putinit me mbishkrimin, “Një kufomë politike e Federatës Ruse”.
Ende nuk është bërë e qartë se ku saktësisht është vendosur varri në Shën Petersburg.
“Duket se është bërë traditë në Rusi që zhgënjimi të shprehet në këtë mënyrë për presidentin. Protestë e pafund. Shën Petersburg, 2019”, ka shkruar ky grup në Telegram.
Kjo të paktën është hera e katërt brenda një muaji, prej kur kritikët e Putinit kanë protestuar kundër presidentit rus në këtë mënyrë.
Më 3 prill dy aktivistë të grupit, Agit Russia janë ndaluar në Shën Petersburg për krijimin të një varri afër një katedraleje në këtë qytet.
Mënyra të ngjashme për shprehje të pakënaqësisë janë bërë edhe në Moskë dhe në rajonin Tatarstan të Rusisë.
/a.rada