Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme ku raportohet se dy gra kanë humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Ngjarja ka ndodhur ndodhur sot në aksin Shkodër- Bushat, ku dy automjete janë përplasur me njëra- tjetrën.
Menjëherë pas aksidentit të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk bëhen me dije indetitetet e personave të përfshirë në aksident.
Policia dhe grupi hetimor të mbërritur në vendin e ngjarjes kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.
/a.r