Kanë dalë edhe fotot e furgonit, me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me të cilën autorët kanë marrë paratë nga avioni dhe më pas janë larguar.
Ndërkohë autorët kanë qenë me këtë furgon në momentin kur ka ndodhur edhe përplasja me policinë, pasi siç shihet edhe nga fotot, xhamat e furgonit jane të thyer.
Në këtë zonë pikërisht është vrarë edhe një prej grabitësve, i cili është identifikuar si Admir Murataj.
Pas përplasjes me policinë, autorët e tjerë janë larguar me një tjetër makinë, ku kanë marrë me vete edhe eurot e grabitura.
g.kosovari