Kreu i PD-se, Lulzim Basha ka bere sot thirrje te forte per shqiptaret te bashkohen per t’i dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.
Me nje postim ne faqen e tij ne “Facebook”, teksa ka postuar nje video nga gjithe ajo qe ndodhi ne Bregun e Lumit, ku banoret u gjakosen ne perplasje me policine, duke mbrojtur banesat e tyre nga shembja, Basha garanton se “Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!”
Postimi i Bashës
Dhunë, gaz dhe terror nga policia kundër qytetarëve në shtëpitë e tyre! Kjo qeveri i ka tradhëtuar njerëzit e thjeshtë dhe Shqipëria është në mjerim ekonomik, me padrejtësi dhe pasiguri në çdo cep të saj.
Te gjithë ata që urdhëruan, dhunuan dhe sulmuan me gaz në shtëpitë e veta qytetarët dhe fëmijët e tyre në mënyrë kriminale, do të mbajnë përgjegjësi!
Ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve ti dëgjojnë këto këmbana alarmi, të bashkohemi, ti japim dorën njëri-tjetrit për ti dhënë fund këtij regjimi, për të çliruar drejtësinë, e për të garantuar një qeveri që punon për popullin.#ShqiperiaSiEuropa
g.kosovari