Europiani i Peshëngritjes që po zhvillohet në Batumi të Gjeorgjisë, nis në mënyrë të shkëlqyer për kombëtaren kuqezi të shtangës. Briken Calja ka arritur të fitojë medaljen e artë në stilin e shkëputjes në kategorinë 73 kilogramë, ndërsa ka siguruar argjendin në shtytje dhe në dygarësh, duke u shpallur nënkampion i Europës. Në pëfundim të garës, Briken Calja ka postuar medaljet në profilin e tij në Facebook, shoqëruar me një status emocionues.
Një medalje ari dhe dy argjendi!
Rezultat historik dhe një ndjenjë krenarie e papërshkrueshme teksa këto dy vite arritëm të ngremë flamurin shqiptar në majat e Evropës. 🇦🇱🏋
Ju falenderoj të gjithëve për mbështetjen nga i pari e deri tek i fundit.
Mbështetja juaj është krenaria ime më e madhe. I jam mirënjohës të gjithëve që më ndenjën pranë dhe më mbështetën.
Do të vazhdoj të luftoj që himni i vendit tim të ndëgjohet në pedanet e krejt botës mbarë.
Faleminderit , faleminderit, faleminderit!
Brikeni