Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj reagon pas sulmit nga opozita pas grabitjes në aeroportin e Rinasit. Ai thotë se lufta nuk mund të ndalet nga askush, edhe pse policia sulmohet nga zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare, referuar deklaratës së Gazment Bardhit.
“Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush” shkruan ai.
/a.meta