Një operacion i policisë së Beratit i koduar “Vëzhgimi” ka goditur një rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike në doza të vogla
Mbi bazën e një pune të mirëfilltë operative policore disa ditore, si dhe pas informacioneve të siguruara në lidhje me një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla në lagjen “Çlirim”, pasditen e kësaj të hëne u bë kurorëzimi i operacionit.
Për pasojë u vu në pranga Ndriçim Gjata, 31 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”.
Arrestimi i tij u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij ju gjet dhe sekuestrua një sasi prej 1 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa, e ndarë në doza e sasi të vogla gati për shitje.
Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Beratit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.
/a.r