Situata në Bregun e Lumit është tensionuar. Partia Demokratike raporton se policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar e dërguar në komisariat banorët e Bregut të Lumit që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre.
Forcat e policisë që ndodhen në zonë nuk kanë lejuar ish-deputetët e PD-së, Aldo Bumçi dhe Klevis Balliu t’i afrohen zonës ku pritet të prishen banesat.
Po sipas PD, policia ka rrethuar të gjithë zonën. Sakaq përfaqësuesit e opozitës janë nisur te Komisariati nr.4 ku sipas tyre janë shoqëruar edhe gra e fëmijë.
/a.rada