Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka dhënë ditën e sotme vendimin për kryetarin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, Fehmi Petku.
Nga verifikimet e kryera në kuadër të procesit të vetingut, Petku nuk ka dalë i pastër.
Kështu ditën e sotme KPK komunikoi shkarkimin e tij nga detyra.
Sipas KPK, Petku kishte bërë deklarim të rremë lidhur me pasurinë si dhe kishte fshehur troje dhe banesa.
Po ashtu familja e tij kishte kryer dhe një transaksion në vitin 1996 prej 520 mijë dollarë me firmën piramidale Vefa.
Petku rezulton se kishte qenë pjesë e një trupe gjykuese, ku palë kishte qenë ish-bosi i Vefas Vehbi Alimuça.
/a.rada