Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhacka pohoi në “Real Story” se 10 vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO është mes të tjerash edhe një moment reflektimi.
“Patjetër që është një moment reflektimi, unë besoj që është edhe një moment krenarie sepse besoj që kemi bërë shumëçka në këto 10 vite edhe unë e theksova edhe gjatë aktiviteteve, nuk donim ta trajtonim thjesht si një ditëlindje të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Përkundrazi, ose e trajtuam si një stacion të rëndësishëm të anëtarësimit tonë, të punës që është bërë deri tani, kontributit që Shqipëria ka dhënë për sigurinë kolektive, të përpjekjeve të jashtëzakonshme që janë bërë për të modernizuar Forcat e Armatosura dhe për t’i sjellë ato në lartësinë e asaj që duhet të jetë një vend anëtar i NATO-s. Dhe them që ka shumë për të reflektuar por edhe për t’u ndjerë krenarë sepse gjykoj që është një stacion i rëndësishëm që realisht këto përpjekje ja kanë dalë të jenë të suksesshme dhe ne kemi përmbushur shumë nga detyrimet tona përkundrejt Aleancës.
Megjithata Xhacka shtoi se Shqipëria mund të ndihet edhe krenare për angazhimin në aleancë.
Patjetër kemi marrë përsipër edhe shumë angazhime që na kanë bërë në këtë pikë jo thjesht një konsumator të sigurisë, të asaj sigurie që vjen duke qenë pjesë e kësaj Aleance të fuqishme ushtarake më të madhen edhe më të rëndësishmen dhe padiskutim asaj që i ka rezistuar më gjatë kohës, plot 70 vjet mbushen këto ditë, por edhe për të thënë që ja kemi dalë të bëhemi eksportues të sigurisë përmes kontributit tonë të jashtëzakonshëm në të gjitha misionet dhe operacionet e Aleancës, duke u bërë një ndër vendet, kam përshtypjen që garon herë i pari herë i dyti me kontributin më të madh për “capita” apo si raport i numrit total të Forcës tonë të Armatosur.
Ministrja shtoi se 2% i buxhetit te shtetit per NATO eshte nje objektiv i veshtire por jo i pamundur.
Jemi ende larg 2% siç janë shumë vende të tjera anëtare për hir të së vërtetës. Kemi një plan kombëtar të rakorduar edhe me aleatët të cilët këto 2 – 3 vitet e fundit u jemi përmbajtur me shumë korrektesë. Kemi ndërmarrë edhe një angazhim politik edhe nga krerët e shtetit në samitin e Uellsit që 2% të mbërrihet deri në vitin 2024. Të jem tërësisht e sinqertë mendoj se do të jetë e vështirë por jo e pamundur. Është e vështirë sepse….Vizion