“Këtu do t’ju kapin dhe do t’ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë”, është ky paralajmërimi i qartë i Holandës për të gjithë ata që përpiqen të përdorin territorin e saj për të kaluar më pas në Angli.
Nëpërmjet një video të shpërndarë në facebook nga ambasada holandeze në Tiranë, Ministri i Shtetit për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers, i bën thirrje emigrantëve që të mos tentojnë të hynë në mënyrë të paligjshme, pasi shton ai autoritetet kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për ta penguar një gjë të tillë.
“Ne kemi shumë probleme me të huajt, shumica janë shqiptarë, por ndonjëherë ka edhe nga vendet e tjera. Janë njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë dhe që përpiqen të hipin në ndonjë kamion që hipën në traget.
Unë kamë parë këtu sot se si të gjithë aktorët vendorë, duke përfshirë xhandarmërinë, policinë, bashkinë dhe oficerët investigativë, bashkëpunojnë së bashku për të parandaluar që kjo të ndodhë. Këtu ka qenë një fushë me misër të gjatë, por nuk do të jetë më, kështu që shanset për t’u fshehur janë shumë të vogla.
Me shpresën se do të përfundojnë në Angli. Por kjo sigurisht që nuk është një gjë e dëshirueshme. Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t`ju kapin dhe do t`ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë’, thotë Harbers.
g.kosovari