Pas Beppe Dossena, Gianni de Biasi dhe Christian Panucci, Federata Shqiptare e Futbollit ka zgjedhur një tjetër trajner italian për stolin e kombëtares.
Bëhet fjalë për Edy Reja, i cili duhet se ka arritur akordin me FSHF-në për të marrë drejtimin e komëbtares kuqezi.
Lajmi bëhet i ditur nga “Radio Kiss Kiss Napoli”. Duke iu referuar këtyre burimeve, Armand Duka ka zhvilluar një takim kokë më kokë mbrëmjen e së dielës, ku duket se ka bindur ish-trajnerin e Napolit dhe Lazios për të marrë “timonin” e lëshuar nga Christian Panucci.
g.kosovari