Yje botërore si Cristiano Ronaldo, Paul Pogba, Antoine Griezmann dhe Romelu Lukaku vozisin ROlls-Royce, shkruan Gazeta Express.
Ndërkohë që përfaqësuesi kosovar i Zvicrës e provoi sot makinën e tij të re dhe shumë të shtrenjtë, ai pritet të jetë në stolin e Liverpoolit për ndeshjen e nesërme mbrëma në Ligën e Kampionëve.
Shaqirit i ka kushtuar makina e re plot 320 mijë euro.
Liverpooli e pret nesër Porton në Anfield, në ndeshjen e parë çerekfinale mes këtyre dy skuadrave në Ligën e Kampionëve.
Kosovari 27-vjeçar ka plot gjashtë ndeshje që nuk luan për Liverpoolin, edhe pse ka qenë në bankën e rezervistëve në secilën prej tyre.