Një banesë në qytetin e Fushë Krujës është grabitur mesditen e kësaj të hëne nga disa persona me maskë dhe të armatosur. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur si ish S.M.T-ja.
Nga infromacionet e para, bëhet e ditur se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e 65-vjeçarit, Isuf Çela dhe kanë marrë një shumë të konsiderueshme parash.
Mësohet se Çela është pronar i një biznesi që merret me rregullimin e elektro-shtëpiakeve.
Sipas të dhënave të para që kryefamiljari ka dhënë për policinë mësohet se autorët ishim të maskuar dhe të armatosur.
Ngjarja ka ndodhur në orët e natës në rrethana që ende presin të sqarohen nga policia.
Nderkohe qe familjaret kane thene ne polici se autoret kane mundur te marrin nje sasi parash, por ka percaktuar se sa.
Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur nga puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
g.kosovari