Dy banda shqiptare jane shkaterruar ne Itali, me akuzen se merreshin me trafik droge dhe me falsifikim dokumentesh per nisjen e klandestineve drejt Anglise. Mediat fqinje bejne me dije se ka qene policia ne Frascati ajo qe ka ekzekutuar udhera ndalimet, me 18 masa arresti, nga te cilat 11 ne burg, dy në arrest shtëpie dhe 5 të tjerë detyrim paraqitje. Sipas policise, gjithcka u zbulua kur nje grua shqiptare u kap ne aeroportin e Londrës me një kartë identiteti me emër italian.
Nga hetimet me pas u zbulua se si funksiononte rrjeti i mireorganizuar. Baza ishte ne Itali dhe drejtohej nga shtetas shqiptare. Organizata dërgonte shqiptarë në Itali pa dokumente me pas aty pajiseshin me dokumente false me emra italiane per te kaluar me pas drejt Anglise. Paralelisht me dergimin e klandestineve kundrejt pagesave ata benin edhe trafik droge, e cila kryesisht transportohej me automjete drei ne Rome. Policia ka thene se ne fund te operaconit ka sekuestruar 150 kg marijuanë, si edhe doza kokaine dhe heroine. /a.meta
/a.meta