Nuk është sekret që Reali Madridit ndjek nga afër Eden Hazard. Edhe futbollisti belg nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të luajtur me skuadrën madrilene, ku do të stërvitej nga idhulli i tij, Zinedine Zidane.
Por, risia në këtë këtë “telenovelë” të gjatë të merkatos së futbollit europian është oferta që sipas mediave britanike klubi “los blankos” i ka bërë Bluve të Londrës.
Bëhet fjalë për 180 milion euro. Një shifër e çmendur, por e vetmja mënyrë për të shbllokuar tratativat. Ky lajm mbështetet edhe në Spanjë, ku e përditëshmja “Marca” shkon më larg. Sipas gazetës madrilene, gjithçka është mbyllur dhe pritet vetëm firma e Eden Hazard. (bw)