Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se moslëshimi i faturës tatimore, dëftesës tatimore apo і faturës tatimore me TVSH dënohet me gjobë të barabartë me 100% të tatimit të padeklaruar.
Kjo, si rezultat i moslëshimit të faturës, përveç tatimit dhe kamatëvonesave që llogariten dhe paguhen në përputhje me dispozitat e ligjit për procedurat tatimore apo të ligjeve specifike tatimore.
Por, DPT sqaron se ndryshimi ligjor parashikon lehtësi për tatimpaguesin, nëse pranon vlerësimin tatimor dhe e paguan detyrimin.
Në këtë rast, gjoba zbritet me 30%.
“Administrata Tatimore do të kryejë zbritjen e gjobës pas paraqitjes së kërkesës me shkrim së cilës i bashkëlidhet edhe mandati i pagesës nga tatimpaguesi pranë DRT-së përkatëse.
DPT sjell në vëmendje se kjo lehtësi zbatohet vetëm për dënimet me gjobë në rastet e kundërvajtjeve në lëshimin e faturave tatimore, dëftesave tatimore dhe dokumentimin e transaksioneve”, shprehet DPT.
/a.rada