Lulzim Bash aka qenë paraditen e së dielës në Rrogozhinë ku deklaroi se Partia Demokratike ka një plan konkret për ta nxjerrë vendin nga varfëria.
Ai tha se do t’ua kthejë njerëzve paratë e oligarkëve dhe jo vetëm.
“Ne do t’ua kthejmë juve paratë e skemave kriminale, paratë e kontratave dhe te subvencioneve në bujqësi. Këtë do ta bëjmë pa hile” – tha kreu i PD në Rrogozhinë.
Ai deklaroi se koha e besimit tek fjalët e Edi Ramës ka marrë fund prej kohësh.
/a.rada