Trajneri i Kukësit, Ramadan Ndreu, foli pas disfatës në Fushë-Krujë ndaj Kastriotit për mikrofonin e “Supersport” ku u shpreh:
Gara për titull…
Sytë i kemi te Partizani. Për sa i përket takimit të sotëm, ishte ndeshje e luftuar. Ishim shumë pranë dyfishimit të rezultatit. Humbëm raste të pastra. Ndikuan mungesat e shumta.
Sa keq iu vjen për mënyrën si i pësuar golat dhe rastet e shpërdoruara?
Ka të bëjë shumë dhe fusha. Kundërsulmi do lojë të shpejtë. Terreni ndikoi shumë. Mendoj që kjo është arsyeja.
Si e shpjegoni rënien e skuadrës. A do të vazhdoni të jeni në ndjekje të Partizanit, apo do përqendroheni në Kupë?
Kampionatin e kemi pak larg, ne do të vazhdojmë deri sa na lejon matematika. Kemi bërë një hap të rëndësishëm ditën e mërkurë me Teutën. Të jem i sinqertë e kishim parashikuar ndeshje të vështirë. Skuadrat nga fundi japim maksimumin. E lidh prap me mungesat, po të kisha Dzarian dhe Teqjan do të ishte më e lehtë…
Gjatë gjithë këtyre viteve jemi mësuar t’iu shohim aktivë nga stoli kur drejtoni skuadrat. Sidomos kur ndeshjet janë delikate, jeni realisht shumë aktivë. Sot kemi parë Hallaçin kryesisht, ju keni qëndruar në hije. Apo është perceptim i gabuar?
Jo, e drejtë është ajo. Unë e lidh me faktin se tifozeria ishte shumë e zjarrtë, unë jam trajner krutan që e kam drejtuar shumë herë Krujën. Thashë mos krijoja incidente. Tifozllëku acarohet kur je shumë aktiv. Krijohet presion që ne nuk na shërbente. Në kuadrin e 90-minutave, skuadra ishte përgatitur për të dhënë maksimumin. Këto janë arsyet pse isha i qetë.
Uron që Kastrioti të qëndroj në Superiore?
Padiskutim! Është skuadër që e kam drejtuar shumë vite. Shpresoj që të qëndrojë.
/a.meta