Ka zgjatur pak aventura e Ramazan Ndreu në krye të pankinës së Kukësit. Pas humbjes 2-1 me KS Kastriotin, drejtuesit e skuadrës verilindore kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin. Lajmin e ka dhënë vetë klubi, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Sipas drejtuesve, Ndreu është shkarkuar me motivacionin se nuk e menaxhoi si duhet lojën dhe ishte shumë inaktiv në pankinë.
Njoftimi i plotë
FK Kukësi njofton se, pas humbjes sot në Fushë Krujë me rezultatin 2 – 1 me KS Kastriotin, shkarkohet trajneri Ramazan Ndreu . Ndreu nuk menaxhoi si duhet lojen dhe ishte shumë inaktiv në pankinë. Trajneri ka patur mbështetje maksimale nga klubi dhe Presidenti, por humbja e sotme e ngarkon me përgjegjësi të plotë. Në vijim do kemi komunikime të tjera me publikun.
/a.meta