Partia Demokratike ka bërë të ditur modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik. Sipas PD seleksonimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:
- Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve
- Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
- Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Në njoftimin e PD thuhet gjithashtu se se ky model i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.
Njoftimi i plotë:
Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.
Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës. Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.
Bazuar në modelin britanik të Partisë Konservatore, PD ka përgatitur mënyrën e seleksionimit të kandidatëve të saj, që do të bazohet në tre faza kyçe:
1. Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve
2. Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
3. Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.
Përfshija e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve është risi jo vetëm për Partinë Demokratike, por për të gjithë politikën shqiptare. Deri më sot, asnjë forcë politike në Shqipëri nuk ka zbatuar këto standarde perëndimore që e bëjnë procesin e seleksionimit të kandidatëve në Partinë Demokratike një proces transparent, demokratik dhe të bazuar në meritë.
Me modelin e saj të ri, Partia Demokratike reflekton kërkesën e shumicës dërrmuese të shqiptarëve për ta lidhur direkt kandidatin me zgjedhësin. Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një veting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandiatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal.
/a.meta