Policia greke është përleshur përsëri të shtunën me disa grupe imigrantësh dhe refugjatësh pranë kufirit verior të këtij shteti me Maqedoninë Veriore. Qindra njerëz, përfshirë gra dhe fëmijë, u vendosën në një fushë afër kampit të Diavatas, pranë kufirit me Maqedonin Veriore, dhe filluan t’i montojnë tendat.
Ata u nxitën për ta bërë një gjë të tillë për shkak të raportimeve në rrjetet sociale se ekziston plani për zhvendosje të organizuar të imigrantëve nga Greqia në Shqipëri në pjesën e parë të muajit prill.
Policia ka hedhur gaz lotsjellës për t’i ndaluar imigrantët. Disa prej tyre kanë qenë me fëmijë në krahë. Imigrantët kanë hedhur gurë dhe shishe në drejtim të policisë përderisa po përpiqeshin që ta thejnë kordonin e policisë dhe ta vazhdojnë rrugën drejt kufirit.
Në këtë fushë janë montuar rreth 100 tenda, të cilat janë rrethuar nga policia. Imigrantët kanë refuzuar të largohen nga to, pavarësisht thirrjes së autoriteteve greke për t’u kthyer në qendrat e strehimit dhe paralajmërimit se udhëtimi drejt shteteve tjera është i pamundur.
“Është gënjeshtër që kufijtë do të hapen”, tha Dimitris Vitsas, ministër i migracionit, shkruan “Reuters”.
/a.meta