Nje dite pasi deklaroi nga Kukesi nisjen e punimeve per aeroporti e ri, sot kryeministri Rama ka ndare me ndjekesit e tij ne Facebook nje video nga puna qe ka filluar ne terren.
“Nisin punimet për ndërtimin e aeroportit të ri ndërkombëtar “low cost”, i cili parashikohet të tërheqë rreth 300 mijë pasagjerë vitin e parë, për të arritur në vite në 1 milion pasagjerë, duke krijuar nga ana tjetër rreth 12 mijë vende pune në zonë si rezultat i aktivitetit të gjerë ekonomik që sjell aeroporti në jetën e një zone”- shkruan Rama, bashkengjitur me videon, teksa ka bere inspektimet ne terren.
Ministrja Balluku duke dhene detaje, se bashku me koncesionarin, ka thene se puna zgjat 24 muaj.
“Jo mo, do ta bejme me perpara”- ka thene Rama, duke ia perseritur edhe ne anglisht kete perfaqesuesit te huaj.
Investimi eshte planifikuar 10 milione euro, nderkohe qe terminali i vjeter do te shembet.
g.kosovari