Një grup studentësh ekselentë iu bashkuan strukturave të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë pas aplikimit në platformën “Punetembare.al”, në kuadër të Paktit për Universitetin.
Kryeministri Edi Rama bëri publik sot një tjetër shembull sot se si të rinjtë ekselentë po përfitojnë vend pune në administratë përmes kësaj platforme.
“Pasi kryen studimet me 9/10 janë tanimë punonjës të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë”, tha Rama.
Studentët ekselentë për vendin e tyre të punës kanë aplikuar në platformën “punetembare.al” dhe ishin kontaktuar nga stafi për të nisur punën në bazë të dokumentacionit përkatës dhe të mesatares së tyre.
Punësimi i studentëve ekselentë në Administratën Publike, është nismë tashmë e zbatuar konkretisht nga ana e qeverisë shqiptare, pjesë e Paktit për Universitetin.
g.kosovari