Charlize Theron është një prej femrave më tërheqëse në botë.
Por, 43-vjeçarja thotë se prej 10 vitesh, që nga divorci, është e vetmuar, pasi nuk i afrohet asnjë mashkull (aktorja ‘harroi’ të përmendë lidhjen dy vjeçare me aktorin Sean Penn).
Ajo mohoi thashethemet e fundit për një lidhje me Brad Pitt, duke thënë se meshkujt kanë frikë që t’i afrohen.
“Dikush duhet të rritet dhe të më ftojë për të dalë”, tha aktorja e njohur, gjatë prezantimit të filmit të saj të fundit.
Theron u shpreh një vit më parë se nuk kishte interes të lidhej me dikë, pasi ishte e përqëndruar tek dy fëmijët e saj të adoptuar.
Por me rritjen e vajzës, ajo tha se mund të ndryshonte mendim.
Vetëm se tani që ka ndryshuar ajo mendim, nuk ka me kë të dalë.
Paksa e çuditshme kjo, po të kesh parasysh se Theron është një ndër femrat më seksi në planet.
g.kosovari