Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në turin “Bashkia që duam”.
Gjatë fjalës së tij në qytetin verior, Rama tha se aeroportin do e keni gati për 12 muaj dhe se aeroporti do të sjellë një erë të re zhvillimi.
Rama prezantoi Safet Gjicin si kandidat për kryetar bashkie duke ironizuar edhe opozitën duke thënë se kundërshtarët nuk i kemi në formë.
“Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë cdo pyll ka derrat e vet! Kandidatët për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendet për kampion po nuk fituat kampionatin fitoni dhe bashkinë. Kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer”
Kreu i qeverisë deklaroi se investimet në këtë zonë janë rrugën e duhur.
“Ka ardhur koha që Bashkinë të na e jepni ne si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që duhet të ishin bërë dhe që nuk janë bërë dhe për të dalë nga një situatë sa sekëlldisëse dhe qesharake që duhen 4 muaj për leje ndërtimi në bashki për spitalin”- tha ai.
g.kosovari