Kryemistri Edi Rama është pritur me protestë në Rrugën e Kombit.
Qytetarë të Kukësit dhe përfaqësues të opozitës kanë bllokuar rrugën pasi pritet që këtë të premte kryeministri të shkojë në qytetin verior si pjesë e takimeve “Bashkia që duam”.
PD thotë se Rama nuk do të mund të vijë dot përmes rrugës për shkak të protestave dhe pritet që të arrijë në Kukës me helikopter.
“Edi Rama ruhet nga Policia per takimin ne Kukes. Pritet te shkoje me helikopter per shkak te rrugeve te zena nga qytetaret”, thotë PD.
Protestuesit kanë sjellë me vete një “tra” me mbishkrimin “Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.”
g.kosovari