Policia ka arrestuar sot një 21-vjeçar nga Lushnja. Pas një kontrolli rutinë atij iu gjet një thikë, ndërsa kjo shtoi më tej dyshimet e efektivëve blu, të cilët vijuan kontrollet edhe në banesë teksa iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa fishekë pistolete.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje arrestuan në flagrancë shtetasin: Xh.R, 21 vjeç, banues në Lushnje. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, ju gjetë dhe sekuestrua një armë e ftohtë(thikë). Gjithashtu gjatë kontrollit në banesë ju gjetën edhe fishekë pistolete”, njoftoi policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, berja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak.
g.kosovari