Zyrtarja e Lartë e Brukselit nuk ka preferuar të flasë mbi situatën politike dhe ecurinë e reformës në drejtësi 3 muaj para vendimit për hapjen e negociatave.
Genoveva Calavera ka zgjedhur që të gjitha shetqësimet e unionit në lidhje me Shqipërinë t’i paraqesë në takimet kokë më kokë me lideret e politikës.
Bashkimi Europian i ka dhënë të gjithë besimin shoqërisë civile, pa të cilën nuk do të ishte bërë i mundur procesi i vettingut sipas drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor në Komisionin Europian.
“Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e shoqërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vettingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve”, deklaroi Calavera.
Gjatë vizitës së saj dy ditore, shefja e ONM-së Genoveva Calavera ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, me Ministren e Drejtësisë, me përfaqësues të opozitës dhe anëtarë të KLP-së me fokus reformën në drejtësi.
g.kosovari