Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjthë ata shtetas shqiptarë që do të udhëtojnë drejt SHBA.
Në një njoftim në faqen zyrtare të Ambasadës, thuhet se nëse udhëtoni drejt SHBA, pasaporta juaj duhet të jetë e vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit .
“Do të udhëtoni për në SHBA dhe pasaporta juaj është në prag të skadimit? Lutemi kini parasysh se sipas ligjit amerikan, një udhëtar duhet të ketë një pasaportë të vlefshme gjashtë muaj përtej periudhës së planifikuar të qëndrimit.
Gjithsesi, ju mundeni që të udhëtoni me të dyja pasaportat: të vjetrën me vizë të vlefshme dhe me pasaportën tuaj të re”-thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA.
/a.rada