Moti i përkeqësuar që ka përfshirë rajonin e Vlorës ka sjellë edhe vonesa në trafikun detar.
Trageti i linjës Brindisi-Vlorë pritet të jetë në portin shqiptar me 6 orë vonesë, për shkak të detit me dallgë dhe erës së fortë.
Furia e detit është 7 ballë, ndërsa shpejtësia e erës deri në 15 m/s. Situata pritet të jetë e tillë përgjatë të gjithë ditës.
/a.rada